Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Edhe pse janë miqtë e tyre, Graciano Tagani dhe Argjira Spanca nuk i kursejnë komentet për banorët e “Big Brother Vip”!

Ditën e sotme në “Pardon My French” ishin të ftuar Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, një nga çiftet më të komentuar të momentit. Ndër të tjera, dyshja u shpreh gjithashtu për miqtë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke mos kursyer komentet për ta. Gjithashtu, Argjira ka pranuar se ishte paksa skeptike që dy shoqet e saj Einxhel dhe Fifi të bëheshin pjesë e kësaj aventure kaq të veçantë.

Unë kam shumë shoqëri brenda shtëpisë. Dags dhe PM që jam rritur në Kosovë, me ata kam vite. Pastaj Einxhel dhe Fifi, Sarën e kam mike shumë të mirë, Arjolën poashtu. E gjithë shoqëria është aty brenda…

Për sa i përket Einxhel dhe Fifit, kam qenë shumë kundër. Einxhel as nuk e kishte në mendje. Kur më tha Fifi nuk isha dakord për shumë arsye. Unë nuk jam fare natyrë që do të bëhesha pjesë e formateve të tilla. Nuk jam natyra, nuk e gjej veten…

Ndërkohë, duket se Argjira dhe Graciano nuk bien dakord për gjithçka, teksa Graciano nuk ishte aspak kundër hyrjes se mikeve të tij në “Big Brother Vip”.

Fifin unë e kam parë që është e vërtetë, si në jetën reale. Për sa i përket Einxhel, Argjira s’ka qenë dakord, por unë po, sepse ajo ka një veti fantastike që di të të nxjerrë nga vetja me sekonda. Nëse ka një njeri që më shkatërron sistemin nervor është Einxhel brenda sekondës. Duke e ditur potencialin e Einxhel, e dija që do jetë faktor i rëndësishëm duke i nxjerrë nga vetja, një njeri shumë i lexuar.

Gjithashtu, dyshja nuk la pa komentuar sjelljen e Fifit, duke folur edhe për raportin e saj me Granitin, për të cilin, Graciano tregoi se nuk ishte aspak dakord.

Për Fifin, porosia e parë që i kam lënë, nëse do të krijonte një lidhje mos ta mbante veten, por me karar. Megjitatë unë s’kam qenë dakord për këtë pjesë, por Graniti nuk është më. Granitit i ka ngelur hatri që e kam sharë. Unë nuk e shajta, thjesht dhashë mendimin tim.

Së fundmi, Argjira nuk la pa përmendur cilësitë më të mira të dy mikeshave të saj, duke theksuar se çdo ndjenjë që përjetojnë vajzat brenda shtëpisë, vetë ajo i ndjen shumë teksa i sheh në televizor.

Fifi në jetën reale është një person që i ndjen gjërat shumë. Unë nuk po justifikoj sjelljen e Fifit. Por është keqkuptuar, ka zemër shumë të madhe… Einxhel me inteligjencën e saj mund ta quajnë negative. Ajo ka natyrën që është më e ftohtë më e tërhequr.