Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Einxhel Shkira flet për lidhjen e saj me DAGZ në Top Albania Radio!

“Big Brother Vip Albania” ishte një nga programet që bëri më tepër bujë gjatë këtyre muajve të fundit dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fituan pëlqimin dhe vëmendjen e të gjithëve padiskutim. Një nga ish-banorët më të komentuar ka qenë finalistja Einxhel Shkira, e cila ditën e sotme ishte e ftuar në Pardon My French për një intervistë shumë speciale. Ndër të tjera, Einxhel padiskutim që u shpreh edhe për DAGZ, dashuria e të cilëve lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e veshtirë me këtë tipin tim…

Kujtojmë, se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”. Lidhur me këtë sjellje të saj, ajo është shprehur ditën e sotme si më poshtë.

Personi që do penalizohej më shumë nga kjo lidhje ishte DAGZ dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe.

Por me cilët nga ish-banorët ka ende kontakte Einxhel, tani që rrugëtimi ka mbaruar?! Emrat na i jep vetë Shkira në “Pardon My French”.

Nga ish-banorët nuk mendoj se kam armiq. Nuk kam asgjë armiqësore me asnjë nga ish-banorët. Kam folur me Semin, Arjolën, Benin… Big Mamën e kam takuar… Kam folur me Arjolën dhe me shumë gjasa mund të jemi në një nga episodet në “Portokalli”.