Celebrities Gossip Showbiz

“Ej, u fut brenda moj…”, Beniada Nishani çohet nga karrigia dhe shpërthen në të shara!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.

Ditën e djeshme Beniada ka qenë e ftuar në finalen e “She’s on top” si pjesë e jurisë së bashku me Krist Aliaj dhe Dea Mishel. Në një moment, bukuroshes  i ka ndodhur një e papritur. Një karkalec iu ngjit asaj, e cila e trembur çohet nga karrigia dhe bërtet e më pas vazhdon me disa fjalë banale në italisht.

Gjatë hyrjes së saj Beniada ka zbuluar një surprizë rreth karrierës së saj, por në një fushë ndryshe. Duket se tashmë këtë verë bukuroshen do ta shohim edhe në fushën e muzikës, pasi na zbuloi se do të publikojë një këngë në bashkëpunim me një këngëtare të njohur, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar.