Celebrities Gossip Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/Kilda Hysenbegasi tregon veprimin që ka bërë për t’i rënë në sy ish-it!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja Kilda Hysenbegasi për të na folur më shumë rreth fenomenit që si vajzat apo djemtë fiksohen më shumë me ata persona që janë indeferentë ndaj tyre. A ka bërë ndonjëherë veprime Kilda për të rënë në sy të personit që pëlqen? Për më shumë ajo na tregon:

Kjo është një luftë me veten se thua çfarë kam unë që tregohet indiferentë ndaj meje. Kjo është dhe e bukur dhe e vështirë. Vështirësia të bën të mendosh se po vuan por kur i mendon më pas thua paskam qenë budallaqe fare.(qesh) Po ka ndodhur të kem bërë veprime për të rënë në sy. Ka qenë para shumë vitesh, ishte lidhja ime e parë. Isha në një pauzë ose një ndarje që unë nuk doja ta pranoja. Ishim në një lokal së bashku, ka qenë nata e Shën Valentinit, po e festoja vetëm, ai ishte aty pa mua. Pasi konsumova goxha alkool vendosa të marrë mikrofonin, të këndoj, ka qenë një këngë e Altin Shirës “Kthehu” dhe ai po më shihte, unë që këndoja duke qenë një stonaturë e gjallë, po bërtisja. Ai thjesht mori gjërat dhe iku.(qesh)Unë nxorra inatin dhe sikletin tim duke kënduar por më pas e vazhdova natën normalisht. 

Unë mendoj që më mirë të jesh vetëm se me njerëz të gabuar dhe me drama në jetën tënde. Sot kanë ndryshuar shumë djemtë, ne nuk kemi siguri dhe qartësi ndaj tyre. E nisim diçka dhe nuk e dimë ku do të shkojë. Sot si djemtë si vajzat nuk e dinë çfarë duan, janë bërë të dyja palët materialistë. Unë jam Bricjap dhe te lekët nuk më futet dot njeri.(qesh) Ne mund të heqim dorë nga dashuria por jo nga karriera. Karriera ndikon se shumë meshkuj janë të fiksuar nga vajzat që ecin dhe rriten vet. Ka edhe djem që ju pëlqen më shumë një vajzë e frustruar, ta mbajnë ata. I kërkojnë këto raste por përfundojnë me disa raste që nuk dinë ku të fusin kokën. Gjithsesi nëse kërkojnë qejfin e bëjnë me vajzat e dalura, nuk e bëjnë me dikë që nuk ka kaluar pragun e shtëpisë.

A i ka ndodhur ndonjëherë Kildës të hapë artikuj për të parë mënyrat se si të bie në sy të dikujt që pëlqen?

Se si ta bëjë më të lumtur atë jo por se si t’ja nxi jetën po.(qesh) Hap shpesh artikuj në momente jo të mira të miat për të kuptuar se çfarë nuk shkoi dhe ajo që i trembem unë më shumë është lidhja toksike. Problemi im që e kam kuptuar kohët e fundit është që fatkeqësisht ankohem që janë meshkujt të paqëndrueshëm por në fakt jam vet.(qesh) Unë kur jam në një marrëdhënie jam shumë komode dhe harroj të kujdesem për veten. Sërish nuk zgjedh për të rënë në sy, zgjedh ta bëjë këtë gjë edhe kur jam apo nuk jam në një marrëdhënie. Nuk më pëlqejnë intelektualët e rëndomtë që në takimin e parë të lodhin kokën.