Showbiz

Eksperienca e frikshme e Kanye West me Covid-19

Në një intervistë për revistën “Grazia”, Kim Kardashian ka folur për herë të parë për eksperiencën e frikshme të familjes së saj me Covid-19.

Në fund të muajit shkurt kur askush nuk e dinte çfarë po ndodhte, Kanye West u infektua me Covid-19 ndërkohë që në SHBA virusi u tha se nuk ishte ende i pranishëm.

Edhe pse ka kaluar disa muaj, Kim zbuloi se për ata ishte diçka e çuditshme dhe e paparashikueshme. Kanye e kaloi vërtetë rëndë viruin, sipas Kim ai kishte ethe, temperaturë dhe e kishte të pamundur të lëvizte.

“E ndihmoja unë të ngrihej nga krevati. Ishte kaq e çuditshme që në shtëpinë tënde të rrije me maska dhe doreza. Për fëmijët ndonjëherë ishte dhe e frikshme. Ne e kaluam në kohën kur për Covid-19 nuk kishte shumë informacion” -tha ajo gjatë intërvistës.