Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Eksperienca në Big Brother Vip nga sytë e ‘fenomenit të rrjeteve sociale’, Elhaid Cufi…

I ftuar në këtë episod të “Pardon My French” ishte Elhaid Cufi, i eleminuari i parë i Big Brother Vip. Një nga personazhet më të diskutuar gjatë kohëve të fundit, zbuloi gjithçka në Top Albania Radio për eksperiencën e tij, nga banori me të cilin kishte komunikuar edhe para hyrjes në shtëpi, deri te sfida me veten me të cilën është përballur.

Hyrja ime në Big Brother Vip ka qenë një sfidë me veten që kur m’u bë oferta… E kam menduar shumë, kam kërkuar kohë, sepse duke qenë se kam qenë një njeri i fshehtë si imazh… Thashë le t’më njohin shqiptarët edhe në përditshmërinë time… Edhe pse mund të kem dalë si njeri që vetëm fle dhe nuk përfshihem në debate, por unë edhe në jetën e përditshme u shmangem debateve.

Gjithashtu, Elhaidi ka zbuluar se njihej me një nga banorët e shtëpisë edhe para hyrjes në program. Bëhet fjalë për Fifin me të cilën ka shkëmbyer mesazhe dashamirëse në Instagram dhe komplimenta të shumtë. Ndërkohë, kujtojmë se, edhe pse bashkëjetesa me banorët e tjerë ka qenë vërtet e shkurtër, banorët janë shprehur se u mungon Elhaidi. Por me cilin mendon vetë ai se do të ruajë një raport edhe jashtë shtëpisë në të ardhme?!

Besoj se kam fituar miqësi, por të presim kur të dalim… Janë shumë që kam konsideratë për ta… Nga gocat të gjitha ishin të mira, pozitive…

Elhaidi është shprehur se nuk ka asnjë pendesë nga qëndrimi i tij në Big Brother, dhe se nëse do të kishte një mundësi të dytë, ai përsëri do të bëhej pjesë e programit. Gjithashtu, tregoi se ishte vërtet falenderues për të gjithë ata që e kanë pëlqyer dhe i kanë dërguar mesazhe pozitive pas daljes së tij nga shtëpia.