Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda arrin një super sukses me një nga këngët e tij!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime. Ashtu si është dhe ‘Ku je’ që ka arritur një shifër shumë të lartë klikimesh në platformën YouTube dhe këtë e ka zbuluar vetë këngëtari me anë të një postimi në Instastory.

Para 10 ditësh, Elgiti publikoi pjesën e dytë të hitit të tij ‘Toxic Love’ në bashkëpunim me Klodian Kodrën dhe ka kaluar mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.