Tech

Elon Musk akuzon rivalin e tij Mark Zuckerberg, ‘sulmon’ WhatsApp!

Së fundmi CEO i Twitter-it Elon Musk ka përdorur platformën e tij sociale për të sulmuar WhatsApp-in pas përhapjes së lajmeve se aplikacioni në pronësi të Mark Zuckerberg “dëgjon” përdoruesit e tij. Miliarderi u shpreh se aplikacioni i mesazheve nuk mund të besohet, duke iu përgjigjur postimit të një përdoruesi që shprehej që WhatsApp-i akseson mikrofonët e përdoruesve teksa ata flenë.

Ko është hera e dytë në pak javë që Musk akuzon rivalin e tij Zuckerberg. Së fundmi ai është shprehur se Mark po mbështet demokratët përmes donacioneve në fushatë. Deklarata e fundit e Musk erdhi si përgjigje ndaj një fotografie të shpërndarë nga Foad Dabiri, i cili tregonte sesi mikrofoni i WhatsApp ishte ndezur 9 herë nga ora 04:20 deri në 06:53 të mëngjesit, ndërsa ai ishte në gjumë.

WhatsApp iu përgjigj çështjes në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se incidenti i Dabirit “është një gabim në pajisjet Android”. Por problemi vazhdon prej muajsh. Rezulton se incidenti nuk është i kufizuar pasi shumë përdorues të WhatsApp kanë raportuar se e kanë parë mikrofonin të aktivizuar në sfond gjatë muajit të kaluar, por edhe më herët.

WhatsApp ka lançuar së fundmi një aplikacion zyrtar për Wear OS, duke iu dhënë testuesve beta të aplikacionit të saj Android, mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst dhe zë nga kyçi i dorës. Funksionaliteti u shtua me versionin 2.23.10.10 të aplikacionit beta Android, që gjithashtu thuhet se përmban sugjerime se shërbimi së shpejti mund t’i lejojë përdoruesit e Android të modifikojnë mesazhet e dërguara më parë.