Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Elon Musk ‘injoron’ mjekët të cilët shprehen se sheqeri është helm: “Konsumoj çdo ditë petulla dhe jam gjallë…”!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka thënë më para se do të preferonte të hante ushqim të shijshëm dhe të jetonte një jetë më të shkurtër. Së fundmi ai ka treguar se shijon një petull të ëmbël çdo mëngjes. CEO i Twitter-it zbuloi dëshirën e tij për ëmbëlsirat në përgjigje të një postimi nga Peter Diamandis, një mjek dhe CEO i organizatës jofitimprurëse XPRIZE.

Diamandis shkroi në Twitter se “sheqeri është helm” dhe Musk u përgjigj: “Unë ha një petull të ëmbël (‘donut’) çdo mëngjes. Jam akoma gjallë”. Postimi i Musk-ut në Twitter ishte parë më shumë se 11.4 milionë herë.

Inteligjenca Artificiale paraqet rreziqe të thella për shoqërinë dhe njerëzimin ndaj duhet një pauzë prej të paktën gjashtë muajsh në zhvillimin e sistemeve më të përparuara”. Alarmi është dhënë së fundmi nga Elon Musk dhe 1 mijë studiues e të tjerë drejtues të kompanive, të angazhuar për të shmangur “skenarin e Terminatorit”, që kërkojnë të përpunohen protokolle të përbashkëta të sigurisë. Letra e publikuar nga Instituti Future of Life, po merret shumë seriozisht. Mes firmëtarëve edhe bashkëthemeluesi i Apple-it, Steve Wozniak apo ata të Pinterest e Skype.

Ndërkaq, Musk ka njoftuar ndryshimin e fundit të Twitter për t’i bërë njerëzit të paguajnë 84 dollarë në vit. Skeda “For You” (për ty) e Twitter, ekrani i parë që përdoruesit shohin kur hapin aplikacionin, kuron tweet-et duke përdorur një algoritëm. Kjo do të thotë se mund të shfaqë postime nga njerëz që nuk i ndiqni. Skeda For You së shpejti do të rekomandojë vetëm njerëzit që paguajnë për shërbimin premium Twitter Blue.