Bota Celebrities

Elon Musk sërish humbet vendin e tij të parë si njeriu më i pasur në botë!

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, arriti të rifitonte të hënën titullin e tij si personi më i pasur në botë. Kjo është bërë e ditur nga Bloomberg. Në muajin dhjetor të vitit 2022 ai u rrëzua nga CEO i markës së njohur Louis Vuitton, Bernard Arnault, por rritja e vlerës së aksioneve të Tesla-s e ktheu atë në krye të renditjes.

Pasuria neto e Musk u rrit në 187 miliardë dollarë, që ishte një kontrast i fortë me atë vlerën që nga fillimi i vitit. Në fillim të vitit 2023, pronari i platfromëa Twitter kishte një vlerë neto prej 137 miliardë dollarësh në fillim të vitit, kryesisht falë rritjes prej 70 për qind të vlerës së Teslës. Megjithatë, ky triumf do të ishte jetëshkurtër për Musk, pasi epërsia e tij në krye zgjati vetëm një ditë, pasi aksionet e Tesla ranë sërish dhe bashkë me to edhe vendin e tij në renditje.

Manjati i teknologjisë humbi sërish titullin e ‘njeriut më të pasur në botë’ vetëm 48 orë pasi mori kurorën, duke rënë në vendin e dytë. Deri në mbylljen e tregtimit të mërkurën, pasuria neto e Musk kishte rënë nga 191 miliardë dollarë në ditë në 184 miliardë. Kjo e vendos atë nën pasurinë prej 186 miliardë dollarësh të manjatit francez Bernard Arnault , sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Musk, i cili kaloi pjesën më të madhe të vitit 2022 në krye të listës globale të pasurisë, u tejkalua nga Arnault në dhjetor, por rifitoi titullin të hënën e kaluar pasi aksionet e Tesla u rikuperuan nga shitja masive e vitit të kaluar. Megjithatë, ata u ulën me 1.7 për qind deri në fund të seancës së së mërkurës dhe 6 për qind të tjera të enjten në mëngjes.

Këta janë 10 njerëzit më të pasur në botë: 

1. Bernard Arnault – 186 Miliardë
2. Elon Musk – 184 Miliardë
3. Jeff Bezos – 116 Miliardë
4. Bill Gates – 113 Miliardë
5. Warren Buffett – 106 Miliardë
6. Larry Ellison – 100 Miliardë
7. Steve Ballmer – 88.1 Miliardë
8. Carlos Slim – 86.5 Miliardë
9. Larry Page – 85.1 Miliardë
10. Sergej Brin – 81.4 Miliardë