Showbiz

Emeli Sandé zbulon luftën me depresionin

Këngëtarja britanike Emeli Sandé ka dhënë një intervistë për “Happiful Magazine” ku për herë të parë ka folur mbi momentet e vështira të jetës së saj ku është përballur me depresionin.

32-vjeçarja rrëfeu se filloi të ndihej keq që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj të cilin e njohu që në gjimnaz, Adam Gourguine.

Depresioni e futi në një gjendje aq të errët saqë mendonte se duhet të hiqte dorë patjetër nga karriera e saj muzikore. “Më dukej sikur askush nuk dëshironte të dëgjonte këngët e mia. Më thonin se po shfaqesha kudo në TV. Isha gati të hiqja dorë nga karriera ime një herë e përgjithmonë”.