Showbiz

Eno Popi shfaq për herë të parë vogëlushen e tij Liv

Ai është një ndër moderatorët më të talentuar të Top Channel dhe zëri më i dashur i dëgjuesve në Top Albania Radio i cili jetën e tij private e ruan si të shenjtë.

Sot, Eno Popi ka vendosur që për herë të parë të ndajë me publikun në rrjetet sociale gëzimin më të madh të jetës së tij, vajzën e quajtur Liv.

Eno ka publikuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqet me vogëlushen e tij dhe kjo jo pa qëllim. Liv feston sot 1-vjetorin e lindjes dhe ky moment do të shndërrohet në kujtimin më të bukur kur ajo të rritet.

Moderatori e ka shoqëruar këtë foto vetëm me diçiturën që mban numrin ‘1’, kjo sepse pamja fal kaq shumë dashuri saqë fjalët nuk do të mjaftonin për ta përshkruar.