Showbiz

Era Istrefi largohet nga vendlindja, çfarë po ndodh me këngëtaren?!

Tanimë Anglisë do ti shtohet një banore e re. Këngëtarja shqiptare me famë botërore Era Istrefi ka lajmëruar nëpërmjet instagramit të saj se do të shpërngulet në Angli. Përjetësisht?! Ndoshta!

Në foton e publikuar, ku bukuroshja duket se rrëzëllit nga lumturia ka shkruar: “Sapo mora rezidencën” dhe kjo padyshim është një festë për të.

Këngëtarja e super hiteve është duke shijuar famën e saj e cila për një kohë shumë të shkurtër arriti të depërtojë edhe jashtë kufijve. Urojmë që me jetën e saj të re, Era të vijë me projekte të reja dhe bashkëpunime të cilat fansat i duan shumë dhe i presin me padurim.