Sport

EURO 2024/ “Ata janë mësuar në këto kompeticione”, Sylvinho: Shorti? Një sfidë e bukur!

Pas shortit për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Për SuperSport foli trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili theksoi se për kuqezinjtë do të jetë një sfidë e bukur ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur.

Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, u shpreh me shaka Sylvinho.