Gossip Music

Fansat janë të bindur se mes Elvana Gjatës dhe Mozzik po vjen një bashkëpunim muzikor

Postimet në Instagram të yllit të muzikës, Elvana Gjata sa vijnë e bëhen më të rralla ndërsa malli i fansave për të sa vjen dhe shtohet.

Megjithatë disa ditë më parë ajo ka publikuar një album fotosh ku shfaqet në një studio kërcimi duke bërë prova. Mes komenteve të shumta që artistja e famshme ka marrë është edhe ai i reperit Mozzik i cili shkruan: “Çuhet a po Quhet?” dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga aludimet.

Tashmë fansat janë të bindur se mes tyre do të vijë një bashkëpunim muzikor dhe i kanë kërkuar Mozzik që të japë shpjegime rreth komentit të tij.

Po ju a do ta donit një prurje muzikore nga dy këngëtarët e talentuar?