Celebrities Gossip Showbiz

Fifi ndryshon ‘look’ dhe na habit të gjithëve me ndryshimin!

Pak javë më parë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, Fifi zgjodhi të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mirëpo, padyshim që kjo eksperiencë e saj la gjurmë. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, këngëtarja u komentua mjaft për sjelljen e saj, që u cilësua edhe si pak dinamike, por nuk mund ta linte pas shpirtin e saj të artistes dhe kompozoi një këngë të re brenda shtëpisë.

Pas daljes nga “BBV’, Fifi udhëtoi drejt Turqisë me dy miqtë e saj më të mirë, njëkohësisht edhe çiftin e njohur të showbiz-it Argjira Spancën dhe Graciano Taganin. Pas kthimit të saj këtu, këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në ‘look-un’ e saj.

Ajo ka ndryshuar totalisht ngjyrën e flokëve duke e kthyer në kafe dhe duke i dhënë më shumë volum. Padyshim mund të themi se duket shumë bukur me këtë ndryshim.

Suksesi i këngës që Fifi kompozoi brenda shtëpisë së “BBV”, para pak ditësh padiskutim arriti një tjetër nivel, pasi kryeministri në një video të publikuar në llogarinë e tij, teksa shfaqte pamje nga Valbona përrallore e mbuluar me borë, në sfond kishte vendosur “Diell”.

Prej ditësh, kjo këngë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve, të cilët e dëgjojnë dhe këndojnë kudo!