Celebrities Gossip Showbiz

Fifi reagon e përlotur ndaj fjalëve të Zhaklinës: “Adisit i thonë ku e gjete këtë k*rvë…”

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.)

Shpesh këngëtarja poston video romantike me Adisin duke na treguar marrëdhënien e tyre të shkëlqyer (që shpesh është kritikuar nga ndjekësit për mbipostim) dhe dedikimet e dashurisë që bën për të. Por, më i fundit ka ‘trazuar rrjetin’ pasi fjalët e Fifit janë konsideruar si ulje e figurës së gruas.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe gazetarja Zhaklin Lekatari me anë të një ‘video selfie’ mëngjesin e sotëm duke u shprehur shumë e indinjuar lidhur me fjalët e këngëtares.

Dhe një kundërpërgjigje nuk ka munguar nga Fifi, e cila fillimisht postoi në Instastory një shprehje ‘thumbuese’ që dukej qartë se i drejtohej Zhaklinës.

Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti

Pas kësaj, disa minuta më parë Fifi gjithashtu hapi një ‘video live’ në Instagram ku e përlotur u shpreh se është lodhur nga fjalët e njerëzve dhe sidomos vajzave që i shkruajnë të dashurit të saj duke i thënë ‘ku e gjete këtë ‘k*rvë’, ‘ku shkove nga ajo që kishe te kjo’. Dhe në fund të video-s, këngëtarja u shpreh se nuk është penduar për atë që tha pasi ‘Adisi është njeriu që kam ëndërruar të kem në jetë’.