Rajoni

Flakët “mbërthejnë “Greqinë, evakuohen 3 fshatra!

Përfshihet  nga flakët zona e Katavasit në Chios të Greqisë , ndërsa erërat e forta favorizojnë përhapjen. Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të evakuohen banorët e 3 fshatrave.

Kreybashkiaku i Chios, Stamatios Karmantzis ka bërë me dije se si masë paraprake ato kanë evakuuar banorët e tre fshatrave.

Ne jemi në frontin e zjarrit por fatkeqësisht erërat e befasishme që fryjnë në zonë nuk ndihmojnë aspak. Forca ajrore veprojnë si të gjithë zjarrfikësit. Ne jemi optimistë që gjithçka do të shkojë mirë. Për arsye parandaluese ne kemi evakuuar tre fshatra të vegjël Katavasi, Sidourounta dhe Diefha, ka thënë Karmantzis.