Showbiz

Flet Rita Petro: “Pas festivalit e kam ndjerë veten të ofenduar”

Poetja Rita Petro e cila ishte pjesë e jurisë së Festivalit të 58-të të Këngës ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, për të sqaruar një herë e mirë mënyrën e votimit duke theksuar se asnjërit prej konkurrentëve nuk i është bërë padrejtësi.

Ajo u shpreh se është ndjerë shumë e ofenduar që organizatorët e festivalit duke përfshirë Alketa Vejsiun e cila ka bërë një deklaratë publike kundra jurisë, të hedhin vrerë mbi jurinë shqiptare si të korruptuar.

“Ne e kemi marrë përsipër dhe jemi aty për t’i bërë ballë profesionalisht dhe në një farë mënyrë të bësh ndarje; juria e huaj janë të zotët dhe juria shqiptare janë të korruptuar, me thënë të drejtën e kam ndjerë vetën të fyer” -tha ajo.

“Deri në Euriovizion ka kohë që të analizohen të gjitha faktet, të hetohet dhe të ngrihet një juri tjetër për tu zgjedhur fituesi që duan ata meqënëse juria jonë nuk ka qenë e rregullt” -përfundoi Rita Petro deklaratën e saj.

Juria votoi si fituese Arilena Arën me 67-të pikë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion me këngën “Shaj” vitin e ardhshëm. Elvana Gjata e cila gjithashtu reagoi me anë të një postimi online pas fitores së Arilenës, me 64 pikë dhe e treta Sara Bajraktari me 50 pikë.

Ishin 20 këngë që konkuruan për të fituar festivalin dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong, por vetëm 12 këngë kaluan në finale, të zgjedhura nga juria e përbërë prej: Christer Björkman, këngëtar dhe producent suedez, kompozitori grek Dimitris Kontopoulos, kryetari i delegacionit të Islandës Felix Bergsson, muzikologia shqiptare Mikaela Minga dhe poetja shqiptare Rita Petro.