Botë e Çuditshme

Florida, gratë në përpjekje për të shënuar rekord botëror duke përshkuar 800 kilometra me makina lodra!

Një grup grash nga Florida po përpiqen të shënojnë një rekord të ri botëror Guinness duke drejtuar makina lodra 800 kilometra drejt bregdetit. Cassie Aran dhe shoqja e saj Lauren, po dokumetojnë aventurat e tyre me makina lodra në rrjete sociale dhe synimin e tyre për të përshkuar 800 kilometra në një kohë prej rreth dy muajsh.

Dyshja tha se Guinness aktualisht nuk liston një rekord për distancën më të gjatë të përshkuar me makinë lodër, por organizata e ka miratuar kërkesën e grave për të shtuar këtë kategori. “Ne luanim me makina lodra kur ishim fëmijë dhe gjithmonë kemi dashur të përpiqemi për të shënuar një rekord Guinness. Pra, ne mendojmë se kjo do të jetë një formë argëtuese për të kujtuar fëmijërinë tonë”,-tha Lauren.