Bota Botë e Çuditshme

Formohet një liqen i ri i pazakontë në Luginën e Vdekjes!

Lugina e Vdekjes quhet kështu për një arsye. Kjo luginë e shkretëtirës në Kaliforninë Lindore është një nga mjediset më të ashpra për jetën në Tokë dhe së fundmi në të është duke u formuar një liqen i ri i çuditshëm që vazhdon të mbushet. Lugina e Vdekjes është pjesa e SHBA-së me më së paku reshje, por kushtet ekstreme të motit në vitin 2023 bënë që aty të shfaqet një liqen, i cili po thellohet nga dita në ditë.

Parku Kombëtar i Kalifornisë pësoi reshje të mëdha shiu gjatë uraganit Hilary dhe në fillim u duk se liqeni që ishte formuar po tërhiqej. Liqeni filloi të zvogëlohet pasi arriti një sipërfaqe prej 72 km katrorë. Liqeni u krijua kryesisht nga avujt e ujit të kondensuar, i njohur si një lumë atmosferik, i cili kthehet në shi të dendur pasi bie në kontakt me tokën.

Pra, pavarësisht se pellgu i ujit të shtratit të Luginës ka qenë më parë shtëpia e një zone të madhe kripe, nivelet e ujit vazhdojnë të rriten si kurrë më parë. Abby Vines, e cila punon si roje në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes, tha:

Shumica prej nesh menduan se liqeni do të zhdukej deri në tetor. Ne ishim të shokuar që e pamë atë këtu pas gati gjashtë muajsh.

Studimet shkencore mbi liqene të tillë nuk kryhen gjithmonë kaq shpejt. Për shembull, liqeni më i madh ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës ka ekzistuar rreth 11 milionë vjet më parë, por kjo njohuri u bë e njohur gjerësisht vetëm në vitin 2023. Rikujtojmë se rreth 3 vite më parë temperatura në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni arriti në 54,4 gradë Celsius, ndoshta më e larta që nga viti 1913.

Nëse regjistrimi i Shërbimit Kombëtar të Motit është i saktë, do të jetë gjithashtu midis tre temperaturave më të larta që janë matur ndonjëherë në Luginën e Vdekjes (një luginë shkretëtirë në Kaliforninë Lindore) si dhe temperatura më e lartë ndonjëherë gjatë muajit gusht. Lugina e Vdekjes mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planet: 134 gradë Fahrenait në 1913, sipas ”Guinness World Records”.