Celebrities Gossip Showbiz

Fotot e Kourtney Kardashian në Meksikë do t’ju lënë pa fjalë!

Kourtney Kardashian ndau një përzgjedhje fotografish nga udhëtimi i saj aktual në Meksikë dhe mahniti me një bikini mbresëlënëse. 42-vjeçarja po shijon pushimet në një resort luksoz në “Cabo San Lucas” në Meksikë dhe postoi në Instagram të dielën për të shfaqur sa shumë po argëtohej.

Imazhi i parë që ajo ndau me 151 milionë ndjekësit e saj ishte një selfie mahnitëse teksa tregonte fizikun e saj të mrekullueshëm në një model me dy pjesë rozë me flokët e lidhur në topuz. Në foton e dytë, nëna e tre fëmijëve postoi një foto të saj duke bërë banjo dielli dhe me një palë syze dielli të zeza. Në një pamje të afërt të bikinit të saj, modeli dallohet se ka shprehje të ndryshme të fytyrës, ndërsa në mes të pjesës së sipërme shkruhet fjala “hot”.

Qëndrimi i saj luksoz nuk do të ishte i plotë pa një imazh të shezllonit të bukur pranë pishinës. I vendosur në një platformë të fortë, ai shikon nga pishina dhe gjelbërimi i mrekullueshëm, së bashku me pamje magjike të oqeanit. Ndërkohë, imazhi i saj i radhës tregon panelet e xhamit shumëngjyrësh në derën e drurit. Pllakat e shtigjeve në pjesën e sipërme deri në pronë janë gjithashtu të dizajnuara në mënyrë të shkëlqyer dhe japin atmosferë të vërtetë pushimesh.

Kujtojmë, se një muaj pasi Kourtney Kardashian njoftoi fejesën e saj me bateristin e Blink-182, Travis Barker, ish-i i Kourtney Scott Disick është parë me ish-partneren Christine Burke. Ata u fotografuan në Hollywood të Kalifornisë së bashku me influencuesin Sergio Farias më 15 nëntor.