Celebrities Gossip Showbiz

Fotot e saj janë bërë virale në rrjet, nga u frymëzua Georgina Rodriguez për look-un në Festivalin e Filmit në Venecia?!

Georgina Rodriguez, kishte një model flokësh si ylli legjendar Audrey Hepburn, në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia mëngjesin e 1 shtatorit. E dashura e Ronaldos ka buzëqeshur teksa është shfaqur në premierën e filmit ‘Tar’ në kuadër të Festivalit të 79-të të Filmit në Venecia në Itali.

Flokët e Georgina janë frymëzuar nga imazhi i Audrey Hepburn në filmin klasik “Breakfast at Tiffany’s”. Parukierja Jesus de Paula është personi që qëndron pas ndryshimit të imazhit të Georgina-s këtë herë. Në herët e mëparshme të tapetit të kuq, Georgina shpesh i lëshonte flokët ose lidhte një topuz të lartë.

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një fustan të zi me të çarë në kofshë në tapetin e kuq. Bukuroshja argjentinase prej shumë vitesh është një fytyrë e njohur në Festivalin e Filmit në Venecia. Georgina ka qenë në tapetin e kuq të Venecias në vitet 2018, 2020 dhe 2021.

Rodriguez, e cila është gruaja më e ndjekur e Spanjës në mediat sociale, u takua me Ronaldon, 37 vjeç, gjashtë vjet më parë ndërsa punonte si shitëse në një dyqan Gucci në Milano. Javën e kaluar, bukuroshja bëri një tatuazh të ri, vetëm disa muaj pas humbjes shkatërruese të një prej foshnjave të saj binjake.