Sociale

Fundjavë vjeshte, ka vranësira por jo shira

Sot deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugore po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit priten të luhaten nga 11 gradë C deri në 28 gradë C.