Celebrities Live From Tirana

Genta Gjalpi për “Big Brother VIP”: “Banorët e këtij edicioni janë sikur i kanë mbyllur në një spital e po kurohen”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth “Big Brother VIP” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “Big Brother”, Genta Gjalpi. E pyetur se çfarë do të bënte ndryshe në këtë format po të kishte qenë edhe njëherë pjesë e saj, Genta shprehet:

Do doja të mos shpërndaja energji negative në asnjë moment sepse unë nuk e di ku janë mbledhur të gjithë ata që nuk më japin fare energji pozitive që t’i shoh me qejf. Të gjithë kemi bërë gabime po nuk të ka çuar njeri me zor. Ndonjëherë duket sikur i kanë mbyllur në një spital e po kurohen. I njoh pak a shumë të gjithë jashtë dhe nuk më ka zhgënjyer njeri. Unë rri zakonisht me njerëz që janë personazhe publike dhe e di pak a shumë anën e errët të tyre, por të arrijnë disa në një pikë aq të frikshme, nuk e di. Më pëlqen Beniada, më jep shumë energji pozitive. Unë funksionoj me energji. Personat që më fusin ankthin nuk i dua fare.

Pse e ka dashur publiku Gentën?

Unë kam qenë 19-vjeçe dhe nuk e dija që egzistonte ankthi, presioni. E kam shijuar pa bërë skena, situata, ka ardhur natyrshëm çdo gjë.

Këtë edicion kë do të eliminohet nga shtëpia Genta?

Do të hiqja Ilirin, Monikën. Dallavaret janë të bukura por kur kalon pastaj të flasësh në një nivel shumë të ulët, nuk e di. Nuk e mendoja që Einxhel Shkira do të më jepte kaq energji negative. Disa njerëz mendojnë se vetëm duke u treguar prepotente dhe arrogant mund të fitosh në atë shtëpi. Kur je brenda asaj shtëpie ti merr shumë nga energjia e tjetrit. Kjo ndodh edhe jashtë.