Celebrities Live From Tirana Music

Gerta Mahmutaj zbulon për të gjithë dashamirësit detaje të pathëna rreth këngëve të saj!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishtë e ftuar këngëtara e njohur, Gerta Mahmutaj. E gjendur pranë mikrofonit të “Top Albania Radio”-s Gerta na zbuloi detajet e bukura dhe të pathëna më parë rreth projekteve të saj muzikore.

Në ditar një dashuri (2010)

“Nuk do doja të ndryshoja asgjë që nga publikimi këtu e 11 vite më para të kësaj kënge. Emocionet janë të njëjta, kam qenë shumë e vogël dhe i menaxhoja më pak emocionet apo përballjet me skenën. Ka qenë dalja ime e 2-të ose e tretë. Më sjell nostalgji kur shikoj veten aq të vogël. Jam unë në një version tjetër. Po të isha në moshën që jam tani do t’i kisha menaxhuar ndryshe emocionet.”

Dashuria e parë (2009)

“Klipi im i parë. Më janë kthyer kujtimet e punës në studio. Adi Hila, kompozitori i këngës më thontë: “Moj ti e ke provuar ndonjëherë dashurinë e parë?” Në moshën 18 e kam përjetuar dashurinë e parë. Nuk e kuptoja vlerën e dashurisë edhe pse këngës jam munduar t’i jap emocionin e duhur.”

Vetes (2016)

“Kam qenë në një moment në të cilën duhet t’ja thoja vetes: ‘Me ty jam’. Tekstin ja dedikoj vetes time, nga aq pak eksperienca sa kam pasur, kisha kuptuar që kishte ardhur momenti t’ja thoja vetes këtë. Dhe përvec këngës i kam dedikuar vetes dhe tattoo. Duhet ta dua më shumë veten. Këtë shprehje kam filluar t’ja them vetes çdo mëngjes.”

Ku ma ke (2018)

“Bashkëpunimi me Fifin lindi natyrshëm. Takoheshim nëpër koncerte ‘live’ dhe thamë pse mos të sjellim një material muzikor. Fifi është kërkuese dhe shumë e talentuar. Unë gjej bashkëpunëtor që kam një lloj kimie dhe i përshtatet stili im atyre. Ishte diçka ndryshe si këngë. Unë e shikoj shumë veten këtu dhe mendoj se kjo këngë më rrin shumë mirë vokalisht”.

Kush je ti (2019)

“E dua shumë veten time. Ai që më ka bërë këngën është ai që më do mua.(qesh) Ne duhemi, zihemi për gjëra të vogla. Kur të shikojnë ndryshe në stil njerëzit të paragjykojnë, por nuk e vras më mendjen për këtë.”

Hana (2020)

“Në fakt u quajt ‘Hana’ sepse kshu e mendoi Rozana Radi që ka shkruar tekstin. Ne fillim kur e dëgjova më dha ndjesinë e një kënge të shpirtit, këngë e ndjerë. Dhe kush më mirë se Rozana mund ta bënte?”

Havale (2021)

“Nuk i mburr kënget e mia por është një nga ato këngë që i mungonte repertorit tim dhe unë e dua shumë dhe më pëlqen teksa dëgjoj veten. Kledi Bahiti është bashkëpunues dhe me të bashkëpunimi erdhi natyrshëm. Kishim lënë një këngë pezull nga situata e pandemisë. Por më pas tham që pse mos ta bënim këtë këngë.”