Celebrities Showbiz

Gjesti i Melinda-s pak pas ndarjes nga Bill Gates i habit të gjithë…

Së fundmi, Melinda Gates ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur njoftoi divorcin me themeluesin e “Microsoft”, Bill duke treguar qartë se nuk mban më unazën e martesës. Filantropistja 56-vjeçare teksa ishte në forumin ‘Generation Equality’ të mbajtur në Paris po fliste për fuqizimin e grave dhe u vu re se mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj, duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës. Bill nga ana tjetër ndryshe nga Melinda në paraqitjet pas divorcit e ka mbajtur akoma unazën.

Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se fondacioni që ajo drejton ende me miliarderin, “The Bill & Melinda Gates Foundation”, ishte duke premtuar më shumë se dy miliardë dollarë për projekte që luftojnë barazinë gjinore. Ajo u zotua se do të luftojë për të ndihmuar të gjitha gratë që të zotërojnë fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe ta përdorin atë në çdo mënyrë të mundshme.

Ndërkaq ajo tha se:

Për shkak se gratë jo vetëm që duhet të kenë një vend në tryezë, ato duhet të jenë në çdo dhomë ku merren vendime.

Rikujtojmë, se dyshja i njohur i dhanë fund martesës së tyre pas 27 vitesh bashkëjetesë. Së fundmi, është bërë e ditur se Melinda Gates është zyrtarisht një miliardere pasi Bill Gates transferoi aksione me vlerën e më shumë se 2 miliardë dollarëve ish-gruas së tij.

Melinda gjithashtu tha në 2019 se martesa e saj ishte ‘prishur në mënyrë të pakthyeshme’ dhe kishte punuar me avokatët që nga ajo kohë për t’u përgatitur për t’i dhënë fund martësës së saj, sipas “The Wall Street Journal”.

Ndërkaq, “The New York Times” ka publikuar dy histori sipas së cilave themeluesi i Microsoft ju ka kërkuar dy grave, që kanë punuar për të, që të dalin në takime romantike, por nuk ka marrë përgjigje pozitive prej tyre.