Showbiz

Gjiko dhe Elita bëhen prindër të një djali

Dyshja e njohur e artistëve, Gjiko dhe Elita sapo janë bërë prindër për herë të parë.

Moderatorja simpatike dhe reperi kanë bërë të ditur se djali i tyre ka ardhur në jetë mbrëmjen e kaluar dhe se fëmija dhe Elita janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ata gjithashtu kanë zbuluar edhe emrin e djalit që quhet Zëri Gjikolli. Fotot e ëmbla të tij janë bërë menjëherë kryefjala e portaleve shqiptare.

“Gëzim më të madh nuk paska në jetë”, -shkruan Elita në përshkrimin e fotove të postuara në Instagram.