Showbiz

Gjiko dhe Elita, armët gati për bashkëpunimin e ri

Vetëm pak javë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë ndërkohë që Elita Rudi mendohet të jetë në pritje të ëmbël.

Ditën e kaluar reperi i famshëm ka publikuar një foto që është komentuar shumë në rrjet. Çifti i sapomartuar nga komentet e publikut duket se kanë nisur konfliktet e para.

Në këtë foto ata shfaqen duke i drejtuar armët njëri-tjetrit në kuptimin e plotë të fjalës. Ata janë duke qënduar përballë me qëndrin stoik, në një fushë të madhe gjatë perëndimit të diellit dhe duken vërtetë si “Mr & Mrs Smith”.

Me siguri reperi është duke përgatitur projektin e tij më të ri muzikor ku duket se pjesë do të jetë edhe Elita. Na duhet të presim dhe pak për të kuptuar se çfarë po trazon dyshja e dashuruar.