Showbiz

Gjiko paralajmëron projektin e ri muzikor, klipi plot aksion dhe aventura

Pak ditë më parë Gjiko publikoi një foto në rrjetet sociale që u komentua shumë nga publiku.

Ai dhe bashkëshortja e tij shfaqeshin në një fushë duke i drejtuar armët njëri-tjetrit njësoj si “Zoti dhe Zonja Smith”.

Të gjithë aludonin se kjo skenë do të ishte pjesë e projektit të ri muzikor të reperit dhe këtë herë spekulimet qëlluan në shenjë.

Gjiko më në fund ka publikuar një ‘trailer’ të klipit më të ri të tij të quajtur “Distanca” ku ai dhe Elita gjenden në telashe të mëdha.

Armë, gjakosje, telashe dhe skena të nxehta krimi dhe aventure shfaqen në këtë prurje të re të cilën ai do ta publikojë më datë 11 nëntor.