Showbiz

Gjiko zbulon barkun e fryrë të Elitës

Prej javësh tashmë në median rozë përflitet se moderatorja simpatike Elita Rudi është në pritje të ëmbël.

Edhe pse çifti i sapomartuar ende nuk e kanë konfirmuar gojarisht këtë lajm të gëzueshëm, në një video të postuar pak orë më parë nga Gjiko, vihet re barku i frurë i Elitës.

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumëpërfolur i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Prishtinë, pamjet e së cilit u shfaqën menjëherë edhe në platformat sociale, duke na dhuruar të gjithëve një pjesë të atmosferës.

Teksa në videon e shfaqur në historinë e Instagram-it të reperit ai i dhuron bashkëshortes së tij një dhuratë, gjithashtu është i dukshëm edhe barku i saj.