Bota Botë e Çuditshme

Gjobitet pensionistja nga Zelanda e Re, mori një sanduiç pule me vete në Australi!

Një pensioniste nga Zelanda e Re mori një sanduiç pule me vete në Australi një vit më parë, por harroi t’i tregonte kontrollit kufitar se kishte mish. Australia është e njohur për rregullat e saj të rrepta të importit, të cilat kanë goditur shumë turistë. Fakti që është e ndaluar futja e sanduiçeve me pulë në vend pa leje importi do të mbahet mend përgjithmonë nga 77-vjeçarja June Armstrong nga Zelanda e Re, pasi iu desh të paguante një gjobë prej 3,050 dollarë australianë.

“Të gjithë të cilëve u tregoj shumën janë të habitur. Ata thjesht nuk mund ta besojnë atë”,-shprehet ajo. 77-vjeçarja tha për mediat se ajo dhe burri i saj nuk kanë pensione të larta, ndaj vendosi të apelojë, me këshillën e stafit dhe i dërgoi një letër Departamentit të Bujqësisë, Peshkimit dhe Pylltarisë së Australisë. Por për gjysmë viti ajo mori vetëm përgjigje automatike. Përgjigja e parë e vërtetë nga ministria erdhi vetëm së fundmi kur mediat kontaktuan ministrinë. Gjobat e importit janë zakonisht diku midis 4,100 dhe 6,260 dollarë australianë. Në Australi, shpesh ndodh që udhëtarët të gjobiten në aeroporte për importimin e sendeve të paautorizuara.