Celebrities Gossip Showbiz

Greta Koçi na zbulon pak nga “Spo m’le nana”!

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

E kohëve të fundit, Greta ka zgjedhur të qëndrojë pak larg tregut muzikor dhe të mos jetë aq aktive sa në fillimet e saj. Mirëpo, pak ditë më parë bukuroshja na ka surprizuar me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku teksa është shfaqur shumë seksi me një fustan të gjatë të kuq, krahas ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re. Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka treguar dhe titullin e këngës “Spo mle nana”.

E pak orë më parë, Genta na zbuloi një sekuencë të shkurtër nga kënga e re. Për ta dëgjuar të plotë dhe me videoklip nuk do t’ju duhet të prisni më shumë se nesër në orën 23:59.

Para pak kohësh, këngëtarja ndodhej në Kosovë për të pushuar së bashku me motrën e saj, Enin dhe Genc Prelvukaj-n. Të paktën kështu menduam ne, por që mund të ketë qenë prezent ndoshta edhe bashkëshorti i Gretës. Artistes në disa video të publikuara në Instagram i binte në sy unaza tradicionale e martesës që mbante në gisht, ndaj menjëherë kanë lindur dyshimet që Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi.

Së fundmi, kujtojmë se kënga më e fundit e Gretës është “Trëndafilat” dhe ka afro 7 muaj që është publikuar.