Sport

Grushti që mori nga ish-shoku i skuadrës ‘i dha zemër’ Cristiano Ronaldo-s për të shënuar gol!

Debutimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite të enjten mbrëma ishte i paharrueshëm për një sërë arsyesh. Jo vetëm që ai arriti të shënonte gola dy herë, por portugezi mori një ‘dhuratë’ të padëshiruar nga një nga ish-shokët e tij të skuadrës.

Me afrimin e pjesës së parë të miqësores me PSG-në, superylli portugez u godit me grusht nga portieri Keylor Navas. E gjitha erdhi gjatë një dueli ajror i minutës së 32-të ku një kontakt mjaftoi për t’i dhënë një penallti vendasve dhe Ronaldo shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Kjo goditje e la Ronaldon me sy të nxirë ndërsa Navas u ndëshkua me kartonë të verdhë. Ndeshja mes yjeve të Al Nassr dhe Al Hilal kundër PSG-së përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve. Ronaldo shënoi dy gola, ndërsa te PGS shënuan nga një herë Messi dhe Mbappe.

Tani ka ardhur reagimi i Cristiano Ronaldo-s në profilin e tij zyrtar në Twitter, duke publikuar foto nga kjo sfidë, ku njëra ndër to ishte së bashku me Messi-n. CR7 shkroi:

Jam shumë i lumtur që u ktheva në fushë dhe në listën e realizatorëve. Dhe është bukur të shohësh disa miq të vjetër.

Përveç se janë dy rival të mëdhenj prej vitesh, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur gjithmonë respektin dhe vlerësimin për njëri-tjetrit. Kujtojmë që Ronaldo vetëm disa ditë më parë kompletoi transferimin në Lindjen e Mesme, ku nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën Al-Nassr. 38-vjeçari me transferimin te Al-Nassr është bërë lojtari më i paguar në histori të futbollit, pasi paga e tij është 200 milionë euro në sezon.