Celebrities Gossip Showbiz

Hailey Bieber magjeps në veshje për meshkuj, mos ndoshta ky është trend-i më i ri?!

Hailey Bieber u shfaq më e bukur se kurrë në një seri fotografish, pasi festoi përvjetorin e saj të martesës me burrin Justin Bieber. Bukuroshja 24-vjeçare tronditi në një seri imazhesh që modelja ndau në llogaritë e saj në mediat sociale të premten.

Justin po përgatitet të publikojë filmin e tij të ri të koncerteve, “Our World”, i cili pason kthimin e tij të madh në skenë në prag të Vitit të Ri, pas një pauze disa vjeçare nga performanca. Ndërkohë, Hailey u shfaq me në një palë çorape të gjata me shkëlqim, të cilat i shoqëronte me një xhaketë burrash prej kadifeje të zezë të madhe dhe taka të larta në fotot e saj në Instagram. Hailey mbante syze dielli dhe flokë të trazuar gjithashtu.

Duket se veshjet për meshkuj janë të preferuarat e momentit për zonjen Bieber e cila shtoi një seri të dytë të imazheve në një xhaketë sportive shumë të madhe të zezë, të cilën ajo e veshi si një fustan. Më e veshur se seti i parë, Hailey mbante çorape të bardha dhe këpucë prej lëkure.

Hailey, vajza e aktorit Stephen Baldwin e familjes së famshme të aktrimit Baldwin, filloi modelimin seriozisht në vitin 2014. Kujtojmë se çifti më i përfolur i showbiz-it, Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber festuan përvjetorin e 2-të të martesës së tyre. Modelja e njohur dhe këngëtari i famshëm janë martuar në vitin 2018 dhe ata e festuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre me një dasmë një vit më vonë, më 30 shtator 2019.