Health & Beauty Lifestyle

Hiqni dorë nga soda e bukës dhe limoni për një buzëqeshje rrëzëllitëse, je se çfarë duhet të bëni!

Hulumtimet shkencore kanë treguar që soda në kombinim me limonin dëmton smaltin e dhëmbëve dhe nuk është aq e mirë për shëndetin e mishit të dhëmbëve tuaj. Kripa është abrazive dhe mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve duke i bërë ata më të ndjeshëm. Lëngu i limonit është i thartë, gjë që mund të ndikojë dëmshëm në bardhësinë dhe të krijojë njolla në dhëmbë.

Mirëpo, për dallim nga disa përbërës të tjerë natyralë, turmeriku nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve. Rezultatet e para do t’i shihni vetëm një jave pas përdorimit. Turmeriku (kurkuma) është një erëz indiane. Është e njohur edhe për shkak se përmban antioksidantë dhe ndikon kundër inflamacionit. Ajo që duhet të bëni është të merrni pak kurkumë pluhur, rreth 1/4 e lugës së çajit, ta vendosni tek furça juaj dhe më pas pastrojini dhëmbët në mënyrë të zakonshme.

Pas pastrimit, mos e shpëlani gojën menjëherë, por e lini për 2-3 minuta. Për këtë kohë të shkurtër, kurkuma do të bëjë çudinë. Pas kësaj kohe, shpëlani gojën mirë, që të mos mbetet as imtësia më e vogël midis dhëmbëve. Rezultatet do të jenë të dukshme që pas aplikimit të parë.

Por, nëse nuk jeni të kënaqur, procedurën përsëriteni gjatë gjithë javës. Si antiseptik dhe antibiotik natyral, kurkuma shëron edhe plagët, proceset infektuese dhe ndihmon te gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve. Pra, është një pluhur magjik, që dhuron buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme.

Ndërkaq, sipas hulumtimeve paraprake që do të prezantohen në Konferencën Ndërkombëtare të Strokeve të Shoqatës Amerikane të Strokeve 2023, kujdesi për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve mund të ketë përfitime përtej shëndetit oral, si rritja e funksionit të trurit. Takimi, i cili do të mbahet personalisht dhe elektronikisht në Dallas nga 8 deri më 10 shkurt 2023, është forumi kryesor në botë për studiuesit dhe mjekët e shëndetit të trurit dhe trurit.