HistoGri

HistoGri – Nga një program radiofonik në atë që u konsiderua si “Lufta e Botëve”…

Nëse pak më pare kemi folur mbi luftën e futbollit, atë të ndodhur mes El Salvadorit dhe Hondurasit, tashmë është koha për një tjetër histori, një tjetër luftë, atë që mund t’a bejë të besohet në Amerikën e viteve 1930, mjeti më i fuqishëm i komunikimit, radio…

Radion, tani jam të bindur se e dëgjojnë mosha të ndryshme. Ata që kanë lindur me radion kur televizioni ishte me orar në komunizëm. Ata që televizionin në demokraci e kthyen edhe radio se e mbanin gjithë ditën televizorin hapur, ata që me radion nuk u ndanë kurrë dhe pse shumë prej njerzëve që dëgjonin në radio ua njihnin potretin, nga televizori, rrjetet sociale… ka mënyra plot…

Por dikur ishte ndryshe. Kishte kuriozitet për zërin që lëshohej në etër, kushedi nga ku dhe informonte dhe argëtonte ata që ndiqnin radion. Ishte koha që sapo lindi radio dhe quhej mjeti më i ri i komunikimit me masën. Të vërtetat dhe rrefimet dëgjoheshin nga radio. Dhe historia që do të lexoni është e fortë deri në e pabesueshme…

Bëhet fjalë për një program radiofonik të Orson Uells të quajtur “Lufta e Botëve”.

Ishte viti 1938, data 30 Tetor, dita e Halloëeen-it dhe kush po qendronte në shtëpi dhe dëgjonte radio nate mbrëmje ku ishte një program i bukur në “CBS”. “The Chase and Simon Hours”, emri i një marke kafeje dhe program, ishte cabaret ne radio me aktore komike, batuta skeçe, këngetarë dhe muzikantë. E prezantonte komediani Dona Mesh.

Njerëzit e dëgjonin, qeshnin, ju pëlqente. Por kujt i rastisi t’a dëgjonte radio nate mbremjeve, 12 minuta pas orës 20:00, ajo që po transmetohej nuk ishte për të qeshur. Përkundrazi. Tingëllonte e pazakontë për programin dhe ishte dramatike.

Dëgjohej një zë që fliste… kishte narrativën e një profesori dhe fliste për Marsin dhe planetet. Gjëra misterioze që për amerikanët e viteve 1930, ngjallnin frikë pasi në atë kohë,

njeriu ende nuk kishte zbritur në Hënë. Dhe më pas dëgjohet edicioni i lajmeve në radio, ishte edicion i jashtëzakonshëm. Gazetari në mikrofon me një zë që i dridhej fliste për flakë, shkatërrim, ushtarë që po digjen të gjalle nga rezet X dhe teksa ishte duke folur dëgjohet një ulerimë dhe kaq, ndërpritet transmetimi. Heshtje, asnjë sinjal.

Çfarë ndodhi?

Programacioni ne Radion “CBS” fillon sërish më pas me kabare e humor, por pas gjithë asaj që dëgjuan kush ja vinte më veshin humorit në Radio. Sidomos banorët në Nju Jersey aty ku u raportua se po ndodhte ngjarja e tmerrshme. Befas nis një furi telefonatash, nga kudo tek kushdo. Linjat me policinë ishin thuajse të bllokuara gjithë kohën nga fluksi. Telefonatat binin kudo nga redaksitë e gazetave tek shtëpite e komshinjve. Të gjithë ishin në frikë.

Dhe duket se situata del jashtë kontrollit në qytezën Gruvenmills. Popullata del me makina në rrugë dhe armë në duar, sepse në radio u fol per nje luftë. Për pushtimin nga hapësira, për marsianët që ishin shpërndarë ngado në këtë qytezë të vogël dhe zërave u shtohen edhe pohime të banorëve se i kishin parë vërtetë në perferi të zonës së banuar. Në rrugë nuk dukej as ushtria, në radio u tha se i kishin eleminuar marsianët.

Në rrugë gjendej vetëm policia që tentonte të qetësonte njerëzit. Por kush besonte të kundërtën tani më? Ishte shumë vonë. Të gjithë besonin se kishin zbritur marsianët dhe kishte nisur një luftë mes botëve.  Banorët në Nju Jersey besonin atë që tha radio se marsianët shpërndanë gaz toksik që helmonte. Në panik njerëzit nisën të kolliten dhe aty u besua më fort se ishte hapur vërtet gaz…

Një situatë që vetëm duke e imagjinuar të duket surreale.

Gjithçka ndodhi në 30 Tetor, natën e Halloëeen-it kur të gjithë besuan pushtimin Marsian. Por asgjë nuk ishte e vërtet edhe pse e tha radio dhe tingëlloi reale. Por njerëzit këtë nuk e dinin, sepse besuan atë që dëgjuan.

Por si ishte e vërteta e katrahurës?!

Orson Uells ishte një aktor teatri shumeë i talentuar, original. I pëlqenin gjërat e vështira dhe impenjative. eksperimentimet me zanatin. Karriera e tij ishte e shkëlqyer më vonë në Broadëay, por në rinine e tij, kur ishte vetem 23 vjeç, eksperimente të kësaj natyre mund t’i bënte vetëm nëpermjet radios. Programin në radio e realizonte me mikun dhe kolegun e kompanisë teatrale, John Hausman. Gjetën hapësirë transmetimi dhe ngritën programin “Mercury Theatre onAir”, ku në 60 minuta flisnin për një libër si psh. Drakula, Ishulli i Thesarit, Konti Montekristos, OliverTëist, Xhiron e Botës për 80 ditë, Sherlock Holms etj.

I programuar për atë mbrëmje 30 Tetori ishte i programuar libri “Lufta e Botëve”, libër i fantashkencës. Një rrëfim i gjatë i vendosur në Anglinë e viteve 800, që flet për një pushtim alien që vinte nga marsi e që ndezin e shkrumbojnë tokën.

Orson Uells ishte i apasionuar pas leximeve në radio dhe nuk është se lexonin mekanikisht libra në mikrofon, por eksperimentonin me aktrimin deri në forma dramatizimi teatral. Redaktojnë, shtojnë tekst, interpretojnë me disa zëra dhe duke qenë se radio këtë mundësi t’a jep, ajo që ndodhi në 30 Tetor doli jashtë parashikimit.

Dhe megjithë potencialin që ofronte radio, zhurma, efekte zanore, ulet bashkë me kolegët e teatrit dhe shkruajnë atë skenë të pushtimit nga Marsi që do të lexohej në radio. Dhe vetë Orson ishte madje skeptik sepse dyshonte që njerëzve do t’ju dukej e mërzitshme dhe pa shije. Por nuk kishin më kohë të ndërronin tekstin dhe në mbrëmje duhet të bënin direkt pjesën e përgatitur.

Ne orën 20:00, programi komik ndërpritet. Dhe kjo u bë enkas…filloi inskenimi në radiostacionin e një gradaçele në Madison Avenue, në Nju Jork. Programi nis pa paralajmërim. Ndërpritet muzika dhe dëgjohet spikeri i lajmeve, që në të vërtetë ishte një nga aktorët, por këtë dëgjuesit nuk e dinë.

Ai thotë konkretisht:

Zonja dhe zotërinj, ju kërkojmë ndjesë për shkëputjen e programeve tona me muzikë vallëzimi, sepse ka ndodhur diçka e çuditshme pak orë më parë. Nga observatori hapsinor i Chicagos janë vënë re shpërthime të fuqishme gazi në planetin Mars.

Lajmi bëhet më i besueshëm sepse fusin edhe një profesor, Pearson, që vërtetonte se marsianet kanë teknologji më të përparuar sesa në Tokë. Por e gjitha po sajohej. Dhe dëgjuesit këtë nuk e dinë… as që profesor Pearson nuk egziston.

Dhe pastaj vjen një tjetër lajm i rradhës, që në Nju Xhersi një mjet jashtëtokësor cilindrik është rrëzuar në Groove Mills dhe njË gazetar ka arritur të kapë jashtëtoksorët… me efekte zanore sajohen një dialog i çuditshëm dhe në radio çdo gjë shitej si e vërtetë.

Aq sa gazetari Mills thotë se me armë me rreze X, alienët po godasin këdo shohin në rrugë, përfshirë dhe atë vetë, sa e gjitha mbyllet me një ulerimë…dhe kaq u desh…pas kësaj lajmet dhe paniku rrjedh lum.

Kapakun ja vë një tjetër inskenim i menjëhershëm ku një gazetar i sajuar raporton nga tarraca e radios “CBS” pasi sheh se marsianët po pushtojnë Manhatanin dhe po shpërndajnë gaz helmues…lidhja ndërpritet dhe kaq ishte teatri i përgatitur….

Orson Uells dhe kolegët e lënë me aq dhe qetësisht largohen nga radio, pas episodit që mendonin se ishte i mërzitshëm. Por të nesërmen kuptuan dëmin e shkaktuar, panikun popullor, telefonatat kudo, ku të gjithë pyesnin të gjithë: “A e dëgjon se çfarë po ndodh, po flitet ne radio…”

Mijëra telefonata arrijnë në polici dhe në studion e radios, të cilët përpiqeshin të qetësonin njerëzit se ishte thjesht një program komik në radio, por askush më nuk i besonte.

Katrahura ishte bërë e madhe…njerëzit ishin drejtuar me armë në Nju Xhersit për të luftuar. Madje viktimë u bënë dy fshatarë të cilët mbanin fenerë në duar, por turma histerike i kishte pandehur për jashtëtokësor dhe i kishin qëlluar për vdekje…

Paniku vetëushqehet dhe shtohet  në atë kohë nga 6 milionë dëgjues të radios “CBS”, 2.5 milionë e besuan dhe shpërndanë atë. Ne këtë mënyrë Orson Uells për sajesën që bëri befas bëhet i njohur dhe për të shkruhet në të gjitha gazetat e botës. Por pak kohë më vonë do të nista Lufta e Dytë Botërore. Madje në radio do të dëgjoheshin edhe shpërthimet që japonezët bënë në Pearl Harbor….pra luftra të vërteta, as imagjinare dhe as të sajuara.