Celebrities Gossip Showbiz

I përcaktoi të pastronte hollin, Armaldo “nxehet” me Oltën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë në shtëpinë e Big Brothet Vip 2, është zgjedhur nga vetë banorët si lider, Armaldo. Duket se Armaldo ka hasur vështirësi në komunikimin me Oltën, pasi i ka përcaktuar detyrën. Në një bisedë me Kristin, Armaldo i tregon se Oltës i kishte përcaktuar se të pastronte hollin, por pavarësisht se i kishte thënë disa herë ajo nuk e kishte bërë.

Armaldo: Ajo sot nuk e pastroi, une nesër do i them olta unë që pastroj hollin nuk jam budalla, Kristi që pastron nuk është budalla, mos e bëj më  ose thuaj unë nuk kap asnjë gjë me dorë ta dimë… i kam thënë 3 herë sot dhe nuk e pastroi… 

Vetëm pak më parë në dhomën e gjumit, Olta ka paralajmëruar banorët e tjerë se diçka do të ndodhë në ‘Prime-in’ e sotëm. Kjo pasi sipas bestytnisë që ka shpjeguar, kur të mpihen dhëmbët diçka do të ndodhë dhe sipas intuitës së Oltës, nuk ka të bëjë me asnjë nominim, por me diçka që do të shkaktojë emocione shumë të forta.