Art & Kulturë Magazine

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, sugjeron librat që duhen lexuar këtë sezon!

Barack Obama, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe njohës i mirë i librave apo këngëve, sapo ka sugjeruar listën e tij të leximit gjatë verës. Një traditë kjo e njohur kjo tashmë dhe që përsëritet çdo vit. Obama ndau listën e këtij viti në “Instagram”-in e tij dhe është çuditërisht e mbushur me lexime prekëse dhe të mrekullueshme. Çfarë mund të themi tjetër, ish-presidenti ka një shije goxha të mirë.

Pra, nëse jeni duke shijuar pushimet në plazh ose jeni ende ulur në dhomën tuaj të ndenjes dhe po kërkoni një roman për të lexuar, më poshtë janë disa prej sugjerimeve të Obama-s.

“At Night All Blood Is Black”, David Diop

“At Night All Blood Is Black” sjell tragjedinë e mendjes së një të riu që shkon drejt çmendurisë dhe tregon historinë pak të dëgjuar të senegalezëve që luftuan për Francën në Frontin Perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore. Alfa Ndiaye dhe Mademba Diop janë dy nga shumë senegalezë që luftojnë nën flamurin francez. Sa herë që kapiteni Armand i bie bilbilit, ata ngjiten nga llogoret e tyre për të sulmuar armikun me sy blu. Por një ditë Mademba është plagosur për vdekje, dhe pa shokun e tij, Alfa, vetëm mes egërsisë së llogoreve, larg nga gjithçka që ai di dhe e mban si të dashur. Ai e hedh veten në luftime me një forcë të re, por shumë shpejt fillon të trembë edhe shokët e tij.

“Land Of Big Numbers”, Te-Ping Chen

“Land Of Big Numbers” përshkruan njerëzit e larmishëm kinezë, historinë e tyre, qeverinë e tyre dhe sesi e gjithë kjo ka shkuar në mënyrë të çrregullt, të dhunshme në të tashmen. Tregimet e Chen bashkohen në një portret të një populli që përpiqet të krijojë hapësira aty ku lëvizja është e kufizuar.

“Empire of Pain: The Secret History of the Sackler Dynasty”, Patrick Radden Keefe

“Empire of Pain’ fillon me historinë e tre vëllezërve mjek, Raymond, Mortimer dhe Arthur të cilët i bënë ballë varfërisë së Depresionit të Madh dhe antisemitizmit të tmerrshëm. Duke punuar në një psikiatri barbare, Arthur pa një mënyrë më të mirë dhe zhvilloi kërkime novatore në trajtimet e ilaçeve. Ai gjithashtu ishte një gjeni për marketing, veçanërisht për farmaceutikën si dhe bleu një firmë të vogël reklamash.

“Project Hail Mary”, Andy Weir

Ryland Grace është i mbijetuari i vetëm në një mision të shansit të fundit dhe nëse ai dështon, njerëzimi dhe toka do të zhduken. Vetëm se ai nuk e di këtë. Ai as nuk mund të mbajë mend emrin e tij, e lëre më natyrën e detyrës së tij ose si t’a përfundojë atë. E tëra që ai di është se ai ka qenë në gjumë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Dhe ai sapo është zgjuar për të gjetur veten miliona milje larg shtëpisë, me asgjë përveç dy kufomave.

“When We Cease to Understand the World”, Benjamin Labatut

Një vepër letrare që zgjeron mendjen, rreth zbulimit shkencor, etikës dhe dallimit midis gjeniut dhe çmendurisë. Albert Einstein hap një letër të dërguar për të nga Fronti Lindor i Luftës së Parë Botërore. Brenda, ai gjen zgjidhjen e parë të saktë për ekuacionet e relativitetit, pa dijeni se ajo përmban një përbindësh që mund të shkatërrojë punën e jetës së tij.

“Under a White Sky: The Nature of the Future”, Elizabeth Kolbert

Në “Under a White Sky”, Elizabeth Kolbert hedh një vështrim të vështirë në botën e re që po krijojmë. Një mënyrë për të parë civilizimin njerëzor, thotë Kolbert, është si një ushtrim dhjetë mijë vjeçar në sfidimin e natyrës. Ajo hulumtoi mënyrat në të cilat aftësia jonë për shkatërrim ka riformuar botën natyrore.

“Things We Lost to the Water”, Eric Nguyen

Kur Huong arrin në New Orleans me dy djemtë e saj të vegjël, ajo është e papunë, e pastrehë dhe e shqetësuar për burrin e saj, Cong, i cili mbetet në Vietnam. Ndërsa ajo dhe djemtë e saj fillojnë të vendosen në jetën në Amerikë, ajo vazhdon të dërgojë letra përsëri Cong-ut, me shpresën se ata do të ribashkohen dhe fëmijët e saj do të rriten me një baba.

“Leave the World Behind”, Rumaan Alam

Një roman mbi dy familje, të panjohura me njëra-tjetrën, të cilat janë detyruar të qendrojnë së bashku gjatë një fundjave të gjatë të shkuar keq. Amanda dhe Clay shkojnë në Long Island duke pritur një pushim të qetë nga jeta në New York, kohë cilësore me djalin dhe vajzën e tyre adoleshente dhe një qetësi në shtëpinë luksoze që kanë marrë me qira për javën. Por një trokitje e derës natën vonë thyen magjinë. Ruth dhe G. H. janë një çift më i vjetër dhe me ngjyrë, ajo është shtëpia e tyre dhe ata kanë mbërritur plot panik. Ata sjellin lajmin se një ndërprerje e papritur energjie ka përfshirë qytetin.

“Klara and the Sun”, Kazuo Ishiguro

“Klara and the Sun”, tregon historinë e Klara-s, një teknologjie artificiale me cilësi të jashtëzakonshme vëzhgimi, e cila, nga vendi i saj në dyqan, shikon me kujdes sjelljen e atyre të cilët hyjnë për të vëzhguar dhe nga ata që kalojnë në rrugë jashtë. Ajo mbetet me shpresën se një klient së shpejti do t’a zgjedhë atë.

“The Sweetness of Water”, Nathan Harris

Në ditët e fundit të Luftës Civile, vëllezërit Prentiss dhe Landry kërkojnë strehim në shtëpinë e George Walker dhe gruas së tij, Isabelle. Familja Walker, të tronditur nga humbja e djalit të tyre të vetëm në luftë, i punësojnë vëllezërit të punojnë në fermën e tyre, duke shpresuar që përmes një miqësie të papritur të harrojnë hidhërimin e tyre.

“Intimacies”, Katie Kitamura

Një grua vjen në Hagë për t’i shpëtuar Nju Jorkut dhe për të punuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Me shumë gjuhë dhe identitete, ajo po kërkon një vend për t’a quajtur përfundimisht ‘shtëpi’. Ajo është tërhequr nga dramat personale që e shqetësojnë: i dashuri i saj, Adrian, është ndarë nga gruaja e tij por ende është i ngatërruar në martesën e tij…