Celebrities Gossip Showbiz

Iu përgjigj kërkesës së Monikës, Elgit Doda ka gati këngën kushtuar ‘pilotit’!

Le të themi që “Big Brother VIP” është shndërruar tashmë në një fenomen të padiskutueshëm. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Është e vështirë ta keni humbur episodin live të së premtes së “Big Brother”, ku Monika Lubonja u surprizua nga piloti që e kishte kërkuar aq shumë ta takonte. Monika ka krijuar shpesh plot situata humoristike kur bëhet fjalë historinë e saj me pilotin e parashutave dhe droneve që u vijnë banorëve për t’i surprizuar.

E duket se Monikës i ‘paska mbetur mendja’ tek piloti. Gjatë një darke në shtëpi, aktorja i është drejtuar nëpërmjet kamerave këngëtarit Elgit Doda dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ajo i thotë që ka një kërkesë, që ata të krijojnë një kënge për të dhe pilotin.

Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në rradhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua. Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika.

E mesa duket Elgit Doda e ka marrë mesazhin e Monikës dhe e ka ripostuar videone kërkesës së saj në një video në llogarinë e tij në Instagram. Kjo u ndoq dhe me një tjetër postim, në të cilin Elgiti ka publikuar një folder, të titulluar “Piloti”. Mbi foton e postuar, ai shkruan:

U kry si këngë.

Rikujtojmë se, së fundmi, një dyshe që në fillim dukej se ishin aleatë ka përfunduar në jo vetëm një ftohje mes tyre, por edhe një debat paksa të ashpër. Fillimisht gjithçka nisi nga një batutë e Ilirit, ku në formë shakaje i kërkoi Monikës një treshe me lopën (një nga kafshët që u bë pjesë e shtëpisë për pak ditë). Pjesë e kësaj shakaje u bë dhe një nga banorët më të rinj, Dritan Brama.