Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

Izolimi tek banorët e “BBV”/Ekskluzivisht për TAR, Fiona Todhri ka diçka për të thënë për Zhaklinën!

Fiona Todhri ka qenë e ftuar në studion e “Live From Tirana”, për të folur më shumë mbi psikologjinë e natyrës njerëzore dhe shkaktarët që dëmtojnë sistemin tonë të vlerave, duke ndërthurur këtë dukuri sociale me fenomenin e Big Brother Albania Vip, një reality show mjaft popullor për ngjarjet e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por çfarë pasojash sjell izolimi tek njerëzit dhe specifikisht tek banorët brenda “BBV”. Ajo është shprehur:

Njeriu e ka të vështirë të izolohet. Statistikat flasin që në vendet ku individualiteti është mbizotërues, për shembull në Suedi, njerëzit janë më të izoluar. Vetë kultura është e tillë dhe kjo sjell pasoja të ndryshme sociale që i bëjnë njerëzit të përjetojnë ankth, depresion dhe gjendje jo të mirë emocionale.

Në fakt, në realitetin e sotëm duket akoma edhe më e vështirë të krijosh marrëdhënie sociale. Todhri pohon:

Sistemi i vlerave që krijon çdo kulturë është mjaft statik dhe ka njerëz të cilët nuk e gjejnë veten brenda këtij sistemi. Kjo më pas sjell probleme deri tek sëmundjet e shëndetit mendor. Kur nuk e gjen veten ose vetëpërjashtohesh ose sistemi automatikisht të përjashton vetë. Introvertët e kanë më të vështirë, nuk e përballojnë dot atë mjedis dhe futen tek disa kanale që cilësohen si depresion.

Nga ana tjetër, ka njerëz që vendosin të izolohen me vendimin e tyre. Një rast i tillë janë personazhet, të cilët kanë zgjedhur për të marrë pjesë në emisionin e Big Brother Albania Vip. Kjo zgjedhje ndikon tek ata, për shembull, ndryshimi i personalitetit kur përballesh me kushte te tilla, aq më tepër që zgjedhin të izolohen për gati tri muaj me rradhë. Rreth kësaj çështje, Fiona është shprehur:

Pavarësisht kornizave të lojës secili mban arsenalin e tij të personalitetit, karakterit dhe natyrës. Duhet të jesh shumë i përgatitur emocionalisht që të fshehësh elementet e agresivitetit nëse sulmohesh ose elementë të tjerë. Unë besoj se ato harrojnë që ka kamera. Duan apo nuk duan, ata do ta shpalosin. Edhe jashtë, ne dashur apo pa dashur, kur shohim hile ose kur nuk fitojmë dot, e shprehim atë. Dikush përfshihet më shumë, dikush me pak. Është e pamunduar pasi është një dinamikë e vazhdueshme. Është e natyrshme, është normale. Aty shohim disa lloje temperamentesh që i gjejmë edhe në jetën e përditshme.

Ajo gjithashtu vlerëson vendimin, që nëse nuk ndihesh mirë ose nuk e përshtatesh me atë lojë, të heqësh dorë dhe të vazhdosh jetën tënde jashtë:

E kam vlerësuar Zhaklinën. Është vendim i vështirë pasi secili ka një qëllim të caktuar përse është futur. Kur një person futet në atë lojë të vështirë ose do dalësh shumë mirë ose do të dalësh i papëlqyer nga publiku. Ky është një format që të zbërthen duke qenë se cdo gjë vëzhgohet. Për dikë që vazhdon lojën përpara, do duhet të bëjë llogaritë kur të dalë. Zhaklina e nuhati që nuk ishte loja e saj.