Sociale

Ja 5 tema diskutimi për “të thyer akullin” në takimin e parë me familjen e partnerit/es!

Momenti i takimit të parë me familjen e personit që dashuroni është momenti i shumëpritur për të gjitha çiftet. Kjo fazë tregon se gjërat mes jush po bëhen serioze dhe po e fusni njëri-tjetrin në rrethin e brendshëm. Megjithatë, emocionet dhe ndjesia e të ndjerit i/e pranuar shpeshherë shkakton ankth dhe nervozizëm. Në fund të fundit, i shtrojmë shumë presion vetes për të dhënë një përshtypje të parë të mirë.

Kjo mund të jetë pakëz sfiduese nëse jeni të turpshëm ose jeni ankthicioz. Në të tilla raste, të paturit disa tema diskutimi për të “thyer akullin” në takimin e parë me prindërit e partnerit/es mund t’ju ndihmojnë ta bëni bisedën “të rrjedhë”. Ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë në rastet ku tavolinën e bisedës e kaplon një heshtje e çuditshme.

Këto “tema” janë thjesht disa pyetje miqësore që lënë hapësirë për tu hapur dhe bisedime të tjera dhe për të lënë përshtypjen se jeni të interesuar për t’i njohur ata më shumë. Gjithashtu, me anë të këtyre pyetjeve keni dhe benefitin e të njohurit partnerin/en tuaj akoma më mirë. Kështu, nëse jeni duke planifikuar të takoni familjen e njeriut që dashuroni, ja ku keni pesë pyetje sa për të “thyer akullin”.

1. Cili ka qenë emri i partnerit/es tuaj kur kanë qenë fëmijë?

Nëse ka një temë që ju ofron mundësi për ta bërë bisedën “të rrjedhë” është t’i pyesni ata për fëmijërinë e partnerit/es tuaj. Ndoshta mund të mësoni diçka të ëmbël për ta kur kanë qenë të vegjël. Ose akoma më mirë, ata mund t’ju tregojnë disa histori argëtuese, ndoshta dhe pak të sikletshme për partnerin/en tuaj dhe t’ju bëjnë për të qeshur, kështu mund të largoni pak sikletin.

2.Tregojini për gjërat e përbashkëta që pëlqeni

Mblidhini pak informacion partnerit tuaj para se të takoheni me familjarët e tyre dhe gjeni disa gjëra që keni të përbashkëta me ta. Në çastet kur bie qetësia mund menjëherë të përmendni pikat e përbashkëta dhe njëkohësisht të ndiheni më të lidhur teksa ndani interesa të përbashkëta, eksperienca dhe hobi.

3. Pyetini për histori që partneri juaj ju ka treguar për ta

Sërish, kjo kërkon një bisedë paraprake me partnerin/en tuaj. Gjeni disa detaje interesante për anëtarët e familjes ose diçka për të cilën ata ndihen krenarë dhe më pas pyetini më shumë rreth tyre. Keni një mundësi të mirë që ata të ndihen të entuziasmuar që i pyetët dhe të hapet një temë e re diskutimi.

4.”Si jeni njohur me njëri-tjetrin?”

Kujt nuk do t’i pëlqente një histori e bukur dashurie? Në fund të fundit, ju jeni në të njëjtin ambient prej lidhjes suaj dashurore, kështuqë është normale të pyesni se si janë njohur me njëri-tjetrin dhe anëtarët e tjerë të familjes. T’i bëni nostalgjikë është një mënyrë shumë e mirë për t’u lidhur më mirë me ta dhe kështu mund të afroheni më shumë.

5. “Ju pëlqejnë udhëtimet?”

Të flasësh për udhëtimet, gjithashtu e bën bisedën edhe më interesante, pasi mund ta zgjerojë bisedën dhe të nisni të flisni për histori të ndryshme që ju kanë ndodhur. Mund ta nisni me pyetje për vendet e tyre të preferuara dhe t’i kërkoni sugjerime për vende që ju vetë do të kishit dëshirë t’i vizitonit. Ata, gjithashtu mund t’ju tregojnë disa foto nga pushimet e tyre.

Ndiqni këto këshilla dhe mos e merrni me ankth dhe stres, pasi fundja po takoni familjarët tuaj të ardhshëm!