Celebrities Showbiz

Ja se pse u bë viral Tom Daley në ‘‘Met Gala’’-n e tij të parë…

Tom Daley, zhytësi profesionist britanik i cili u bë viral gjatë Lojërave Olimpike të Tokyos, pasi u pa duke thurur me grep, ka marrë pjesë për herë të parë në eventin e “Met Gala”. Tom u shpreh se nuk e dinte se çfarë e priste për ‘‘Met Gala’’ e tij të parë. Ai deklaroi:

Isha paksa nervoz kur hyra në ‘‘Met Gala’’, sepse nuk kisha asnjë ide se çfarë më priste aty. Vetëm të shihje se sa i madh ishte ndikimi në atë vend, ishte kaq e çuditshme. Aq sa unë mendoja se nëse të gjithë në këtë vend, i bashkojnë mendimet e tyre dhe vendosin që ata të ndryshojnë botën, me siguri do të munden.

Daley mbante veshur një kostum të personalizuar “Moschino”, që ishte krijuar nga Jeremy Scott. Për veshjen e tij ai u shpreh:

 Jeremy donte të vishja një kostum klasik të zi dhe të shtonte pak fantazi duke vendosur lidhëse lëkure.

Ai kishte veshur një jelek pak të prerë në pjesën e përparme, me një xhaketë të gjatë nga mbrapa dhe përpara më e shkurtër. Xhaketa kishte lidhëse deri në pjesën e përparme dhe pantallonat e zeza kishin lidhëse në anë. Pjesa e tij e preferuar e natës, nuk ishte të ecte në shkallët e muzeut ku u zhvillua ‘‘Met Gala’’ dhe të fotografohej nga paparacët, por përkundrazi ishin takimet e rastësishme që ai kishte me të ftuarit. Tom thotë se:

Momenti im më çuditshëm, ishte të shkoja në tualet dhe të urinoja pranë Troye Sivan, ose kur  Rihanna hapi derën e tualetit. Më pas edhe Shawn Mendes hyri në tualet, i cili u shoqërua me Maisie Williams jashtë. Ishte kaq e çuditshme.

 

Ai e shijoi shumë atë natë duke u njohur dhe biseduar me të ftuarit e tjerë.

Vërtet ka vetëm ushqim dhe njerëz që argëtohen dhe pastaj të gjithë largohen dhe shkojnë në festa të tjera. Tani që ‘‘Met Gala’’ ka mbaruar, do të kthehem në zonën time të relaksit duke thurur, që është hobi im i preferuar. Një gjë tjetër e çuditshme që më ndodhi atë natë, ishte që ata më detyruan të thurja një flamur amerikan në çatinë e ‘‘Met Gala’’ për video në rrjetet sociale të Vogue, e cila në fakt ishte një gjë shumë e lezetshme. Tani po kthehem në Calgary dhe do të lançoj librin tim në muajin tetor, për të cilin jam vërtet i emocionuar.

 

Daley mbase është duke u marrë me stilimin e veshjeve. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt, të krijojë një gamë të gjerë të veshjeve të thurura.

Rikujtojmë se, Tom Daley ka argëtuar fansat me një video që është bërë shumë shpejt virale kudo në rrjet gjatë lojërave olimpike që u zhvilluan në Tokyo. Ai u vërejt teksa po thurte me grep në finalen e zhytjes tre metra nga trampolina për gra. Kjo gjë ka habitur jo pak tifozët të cilët e kanë cilësuar si diçka të pazakontë por shumë komike.