Celebrities Gossip Showbiz

“Jam përdhunuar në moshën 7 vjeçe në një park…”/Trondit me rrëfimin e saj modelja Katie Price!

Katie Price ka qenë e ftuar së fundmi në ‘podcast’-in, “How To Fail With Elizabeth Day”, teksa ka rrëfyer një ngjarje tronditëse. Modelja e famshme pohon se është përdhunuar në fëmijëri, kur ishte vetëm 7 vjeçe.

U përdhunova në park kur isha 7 vjeçe. Një herë më kishin rrëmbyer. Ndodhi që punoja me një fotograf në derën e të cilit trokiti policia. Domethënë, ai i drogonte vajzat me milkshake. Një ditë më tha: ‘Dua të jesh lakuriq me një këmishë të bardhë të lagur’ dhe unë në fillim refuzova. Më vonë pranova.

Ajo gjithashtu tregoi se i dashuri i saj i parë ka abuzuar me të dhe i dyti e ka tradhtuar.

I dashuri i parë më rrahu, i dyti më grisi rrobat dhe më duhej ta thërrisja mamin lakuriq, më pas më tradhtoi. Nëse nuk do të kishin qenë burrat në jetën time, nuk do të kisha falimentuar apo keqtrajtuar veten psikologjikisht. Ka të bëjë me burrat. Përdhunimi nuk më shqetësoi derisa po bëja një intervistë me Piers Morgan dhe isha në siklet. Qava sepse nuk e kisha menduar kurrë, por padyshim që më shqetësonte.

Ylli pranoi se përvoja e tmerrshme ndikoi në marrëdhëniet e saj me burrat. Price rikujtojmë se ka falimentuar për herë të dytë. 45-vjeçarja e cila nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar fatin e saj, ka një faturë tatimore të papaguar me vlerë më shumë se 800 mijë euro. Ajo kishte falimentuar në nëntor 2019, me borxhe prej 3.7 milionë eurosh. Katie nuk dërgoi as një avokat në seancën dëgjimore, e cila është e fundit në një varg të gjatë vështirësish financiare.

Seanca dëgjimore, e mbajtur në Rolls Building në Londër, mësoi se ajo i detyrohet HMRC një total prej 890,766.11 eurosh. Gjykatësi Sebastian Prentis tha se Katie nuk i ishte përgjigjur HMRC për borxhin dhe e shpalli të falimentuar. Përveç kësaj, ajo i detyrohet mbi 150 mijë euro në pagesat e munguara të TVSH-së mbi pothuajse 10 mijë euro në shtesa të TVSH-së. Katie thuhet se ka dështuar në çdo pagesë të vetme.