Celebrities Gossip

Jamie Dornan dhe Amelia Warner janë gjithmonë aty për njëri-tjetrin!

Aktpri i njohur Jamie Dornan dhe bashkëshortja e tij Ameila Warner dukeshin jashtëzakonisht shumë të bukur,  ndërsa ndoqën premierën e filmit të tij të ri ‘Belfast’ ditën e djeshme. Dyshja ishin një çift i përsosur, ndërkohë që zbukuruan tapetin e kuq në Southbank për Festivalin e Filmit BFI në Londër.

Cute couple: Jamie Dornan cosied up to glamorous wife Amelia as they attended the premiere of Belfast at BFI London Film Festival at Southbank on Tuesday

Ata të dy kishin zgjedhur që të kombinoheshin me njëri-tjetrin pasi Jamie kishte veshur një kostum në ngjyrë blu dhe gruaja e tij kishte veshur një golf ngjyrë kobalti dhe një fund lëkurë në ngjyrë të gjelbër. Çifti dukej i ëmbël teksa pozonin dorë për dore para shfaqjes së ‘Belfast’.

Drama e drejtuar nga Kenneth Branagh është një film gjysmë-autobiografik i frymëzuar nga fëmijëria e hershme e fituesit të ‘BAFTA’ duke u rritur në Irlandën Veriore e rrethuar nga një familje e madhe e zgjeruar. Ajo është faturuar si “kronikë e jetës së një familje të klasës punëtore dhe fëmijërisë së djalit të tyre të vogël gjatë telasheve në Belfast në Irlandën e Veriut në fund të viteve 1960.” Filmi nuk është një biografi e drejtpërdrejtë e fëmijërisë së Kenneth dhe Jude Hill me rolin kryesor me emrin Buddy.

Jamie luan rolin e babait të Buddy-t në filmin e ri, me yllin e ‘Outlander’ Caitriona Balfe që merr rolin e nënës. ‘Belfast’ pritet që të lançohet në Shtetet e Bashkuara më 21 nëntor dhe në Britani të Madhe më 25 shkurt.

Kujtojmë gjithashtu se 39-vjeçari është një njeri shumë familjar dhe këtë e ka shfaqur gjithmonë teksa flet për fëmijët dhe gruan e tij. Ai dhe bashkëshortja e tij janë prindër të tre fëmijëve dhe se gjithmonë ata janë treguar shumë të kujdesshmëm në lidhje me çdo gjë që ka të bëjë me fëmijët dhe familjen.

Në një intervistë të dhënë në “The Ellen Show” aktori ka rrëfyer se ndjen një dëshirë dhe detyrë shumë të madhe për t’i dhënë gjithçka familjes së tij.