Celebrities Gossip Showbiz

Janë zënë për të në një nga episodet e “KUWTK”, Scott Disick ribashkohet me modelen e njohur?!

Bella Banos dyshohet se është vajza që Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian dyshonin se Scott Disick solli në hotelin e tyre në Kosta Rika gjatë një episodi dramatik të “Keeping Up With The Kardashians” në vitin 2017. Scott u pa duke kaluar kohë përsëri me modelen, ndërsa ishte me pushime në “St. Barts”, më shumë se një vit pasi ata u panë për herë të fundit duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Babai i tre fëmijëve bisedoi me modelen brune në plazh të hënën, teksa ajo shfaqi trupin e saj të hollë me bikini portokalli. Scott ishte i veshur thjesht me pantallona të shkurtra të zeza, duke mbajtur syze dielli në kokë. Ndërkohë modelja zgjodhi një bikini trekëndësh portokalli neon. Ajo shfaqi belin e saj të palestruar si dhe të pasmet me rroba banje të vogla për ditën e tyre të plazhit.

Bella mbante syze dielli të vogla, duke shtuar një palë vathë rrathë dhe flokët e saj brune të lëshuara rreth saj, duke zgjedhur të mbante look-un e saj në minimum. Bella dyshohet se është modelja që Scott e solli në Kosta Rika në një pushim të familjes Kardashian, gjë që çoi në një konfrontim dramatik midis motrave Kim, Khloe dhe Kourtney dhe Scott që u transmetua në një episod të vitit 2017 të “Keeping Up With The Kardashians”.

Në kohën e episodit, Kourtney dhe Scott nuk ishin zyrtarisht bashkë, por dyshja kishin një marrëdhënie të komplikuar. Kourtney dhe Scott kishin lidhje nga viti 2005 deri në atë 2015 dhe ata u ndanë në korrik të 2015-ës.