Showbiz

Jessie J i kërkon publikisht Dua Lipa-s një bashkëpunim muzikor

Këngëtarja e famshme të cilën të gjithë e kanë idhull për stilin dhe vokalin e saj potent, është fansja më e madhe e Dua Lipa-s.

Pak orë më parë Jessie J ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet ajo dhe Dua me të njejtën veshje dhe stil flokësh.

Jessie tregon se është një fanse e madhe e 22-vjeçares e cila edhe pse stilin e flokëve e ka ‘vjedhur’ nga Jessie, po e përfaqëson denjësisht Britaninë e Madhe nëpër botë.

Me shumë humor këngëtarja e hitit “Masterpiece” i kërkoi publikisht Dua Lipa-s një bashkëpunim muzikor dhe nëse ajo pranon, të dyja këngëtaret mund të shfaqen në klipin e tyre me të njejtën veshje dhe stil flokësh.