Health & Beauty

Joga më e mirë për meshkujt!

Dy amerikanë kanë shpikuar një lloj të ri joga që është menduar dhe përshtatur për burrat dhe të cilin ata e quajtën Bboga. Robert Sidoti dhe Adam O’Neill zbuluan përfitimet e jogës në fillim të të tridhjetave. Kur e kuptuan se sa shumë i ndihmoi në dhimbjet e shpinës, gjurit dhe qëndrimin në formë të mirë, vendosën ta ndajnë me burra të tjerë.

Broga dallohet nga joga standarde për shkak se ushtrimet kombinohen me ushtrimet e forcës dhe të qëndrueshmërisë, në vend të tingujve qetësues. Sipas trajnerit Jack Braniff, “Broga” është një teknikë që të rrit përqendrimin, forcon muskujt duke i mbushur ata me gjak, por në të njëjtën kohë është edhe një mënyrë shumë e mirë për të humbur kilogramët e tepërt.

Ndërkaq, Joga sirsasana, qëndrimi në kokë me këmbë të lakuara i jep freski fytyrës dhe lëkurës, sepse ndikon në rregullimin e sistemit tonë endokrin. Gjëndrat të cilat rregullojnë prodhimin dhe balancimin e hormoneve përtëriten dhe mbushen me energji. Fytyra jonë bëhet më e tendosur dhe më e freskët, ndërkaq trupi më elastik dhe më i fortë, gjë që ngadalëson procesin e plakjes.

Ky ushtrim shpejt ngre vitalitetin dhe vetëbesimin, sepse dërgon oksigjen në tru dhe kështu përmirëson qarkullimin e gjakut në kokë. Duke ushtruar qëndrimin në kokë përmirësojmë qarkullimin e tërë trupit, qarkullimin e gjakut, të të gjitha organeve vitale dhe gjëndrave endokrine, të cilat janë përgjegjëse për punën normale të hormoneve.