Botë e Çuditshme Tech

Tanimë robotët mund të bëjnë edhe joga/VIDEO!

Tesla ka shpërndarë së fundmi një video të robotit të saj humanoid Optimus që kryen detyra të ndryshme duke përfshirë yoga dhe renditjen e kubeve vetë sipas ngjyrës. Videoja demonstron aftësinë e robotit për të renditur objektet me lehtësi dhe shpejtësi si njeriu. Kur një njeri ndërhyn për të krijuar kompleksitet shtesë, roboti do të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me atë ndryshim dhe të kryejë me sukses detyrën.

Optimus më pas aplikon joga që kërkojnë qëndrim në njërën këmbë dhe drejton gjymtyrët, duke treguar ekuilibrin dhe fleksibilitetin e tij. “Optimus tani mund të rendis objektet në mënyrë të pavarur. Rrjeti i tij nervor është plotësisht i trajnuar nga fillimi në fund. Bashkohuni me ne dhe ndihmoni zhvillimin e Optimus”-thuhet në përshkrimin e videos.