Celebrities Showbiz

Johnny Depp i paska bërë dhuratën më të çmuar Kate Moss, duke e nxjerrë nga…

Kjo është një mënyrë e pazakontë për të bërë një dhuratë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kate Moss ka zbuluar së fundmi se Johnny Depp i dha asaj gjerdanin e parë me diamantë që kishte në pronësi, por ai ishte i fshehur në një vend të çuditshëm.

Duke folur për marrëdhënien e saj me yllin e “Pirates of The Caribbean”, Moss tha për ‘Vogue’ se Depp e nxorri gjerdanin nga të pasmet e tij. Ndër të tjera, modelja 48-vjeçare foli edhe për disa nga pamjet e saj më ikonike në 30 vitet e fundit. Këto përfshinin një fustan të bardhë që ajo veshi në ‘CFDA Fashion Awards’ në 1995.

Në videon e saj “Life in Looks” për British Vogue të publikuar së fundmi, Kate Moss kujtoi kohën kur ish-i dashuri i saj Johnny Depp i dhuroi asaj diamantin duke e nxjerrë nga të pasmet. Duke folur për gjerdanin vezullues që vendosi për çmimet e modës ‘CFDA’ në 1995, modelja britanike tha:

Atë gjerdan diamanti ma dha Johnny. Ishin diamantet e parë që zotëroja ndonjëherë… ai i nxori nga të pasmet e tij. Ne po dilnim për darkë dhe ai tha: ‘Kam diçka në prapanicën time. Mund t’i hidhesh një sy?’. Dhe unë thashë: ‘Çfarë?’

Moss vazhdoi të tregonte se “vuri dorën e saj poshtë pantallonave të tij” dhe tha:

Unë nxora një gjerdan diamanti. Atë gjerdan me diamant.

Gjithsesi shpresojmë që supermodelja t’i ketë pastruar shpejt gurët e çmuar përpara se t’i vendoste në tapetin e kuq. Dyshja kanë qenë një nga çiftet kryesore të viteve ’90. Moss dhe Depp, shijuan romancën e tyre nga viti 1994 deri në 1998.

Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për Johnny Depp. Në mesin e viteve ’90, supermodelja u pyet nga një prezantuese televizive britanike se sa romantik ishte i dashuri i saj i atëhershëm dhe ajo zbuloi se Depp pëlqente ta befasonte me festa dhe dhurata.

Më herët gjatë këtij viti, modelja dha dëshminë e saj në gjykatë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ikona britanike e modës, 48 vjeç, dëshmoi përmes një lidhjeje telefonike dhe me video të mërkurën në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia.